Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmë gjatë mesnatës në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Komoran.
Burimet kanë thënë se një person i moshës 35-vjeç ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore, një më rëndë i cili është nisur drejt Emergjencës në QKUK.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar Dr.Edison Gashi në QMF-Komoran.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e aksidentit për tu marr me rastin.
Të tjera
Shumë mirë, po ndërtojmë një sallë vallëzimi
Fabregas zgjedh katër kapitenët e Comos, njëri nga ta është Mërgim Vojvoda
Serbi i arrestuar dje për krime lufte dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë në Vushtrri