Shtatë persona vdiqën dhe disa të tjerë u zhdukën në provincën e Malukus Veriore të Indonezisë të dielën pas përmbytjeve që ndodhën atje, tha agjencia lokale e kërkim-shpëtimit.
Reshjet e dendura të shiut që nga e shtuna shkaktuan përmbytje në ishullin Ternate, duke goditur qytetin Ternate, tha agjencia, Basarnas, raporton Reuters.
“Ekipi ynë ende po bën përpjekje për të evakuuar viktimat që u goditën nga rrëshqitjet e dheut dhe materialet e ndërtimit të shtëpive që u morën nga përmbytja”, tha Basarnas në një deklaratë, duke shtuar se dy persona u gjetën të gjallë.



Të tjera
Lëkura e portokallit, shtatë veti pozitive që nuk ia keni njohur
Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasen me policinë
Kthesë në hetime! Babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit përfundon në pranga