Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të moshës madhore. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në fshatin Koliq të Prishtinës, Prokuroria ka nisur hetimet.
I dyshuari për rastin është një 22-vjeçar, i cili ende nuk është kapur – ndërkaq viktima është një vajzë e mitur, që dyshohet se është sulmuar seksualisht.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që po kërkohet për këtë rast është Avdullah Ramadani.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, derisa ka qenë me të dyshuarin, ai e ka sulmuar seksualisht.
Pas denoncimit të rastit, Hetimet Rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, por aloma nuk është siguruar prezenca e të dyshuarit.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e hetimit për veprën penale ‘Sulm seksual’.
Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.
Të tjera
Shëndetësia dhe arsimi paralel serb duhet të integrohen në sistemin e Kosovës
Ndërpritet shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe në Podgoricë
Macron thotë se 26 vende zotohen t’i japin Ukrainës garanci sigurie pas luftës