Qeveria e Kosovës shprehet e bindur se Ura mbi lumin Ibër do të hapet dhe për këtë arsye institucionet e saj kanë filluar të punojnë intensivisht për këtë çështje.
Partnerët perëndimor i kanë bërë të qartë kryeministrit Albin Kurti se nuk duhet ta ndërmarrë një iniciativë të tillë. Por konsultimet dhe koordinimi” i paralajmëruar me ndërkombëtarët duket se po shkon mirë dhe si rrjedhojë gjuha e kryeministrit Kurti pas vizitës në SHBA dhe takimit me shefin e CIA-s William Burns për hapjen e Urës është zbutur disi.
Ish- ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi, thotë për A2 CNN, se ndryshimi i gjuhës së deklaratave nga kryeministri Kurti, ka ardhur pas takimit me shefin e CIA-s, Burns dhe vizitave të shumta të drejtuesve të lartë të NATO-s në Kosovë”.
Hapja e Urës sipas ish zyrtarit të lartë të Kosovës duhet të arrihet me një marrëveshje mes qeverisë së Kosovës dhe misionit të NATO-s, në Kosovë.
Analisti politik Fidan Ukaj thot se gjuha e kryeministrit Kurti nga ofensive ka kaluar në difensive, pas tani flet vetëm për plane.
Ekspertet vlerësojnë se hapja e Urës së Ibrit dhe situata në veri nuk është çështje vetëm e ligjshmërisë, por më tepër është problem politik sepse lidhet me kundërshtimin e një pjese të qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës.



Të tjera
Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, përkundër që gjykimi ka përfunduar
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft
Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në kufirin Kosovë-Mali i Zi