Një motoçiklist ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot pasdite në Komoran, në rrugën “Nazmi Gashi”.
Mësohet se i vdekur ka mbetur Gentrit Hajdini.
Në këtë aksident ishin përfshirë një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se vdekja e motoçiklistit u konstatua nga ekipi mjekësor në vendin ku ndodhi ngjarja.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazmi Gashi ” në Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje”.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.



Të tjera
Zbardhni dhëmbët vetëm me lëvore të bananes
Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve
Shkaqet shëndetësore pse keni gjithmonë vapë