Reperi i njohur amerikan, Fatman Scoop, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.
Ai kolapsoi në skenë të premten gjatë performancës në Connecticut dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe më pas u konfirmua vdekja e tij.
Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe artistja shqiptare, Tuna Sejdi, e cila kishte bashkëpunuar me ta rreth tetë vite më parë.

Ajo dhe Fatman së bashku me Franques sollën këngën “Knocks Me Out” në vitin 2016.
“Trashëgimia juaj do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës tuaj. Dhe jam e lumtur që isha pjesë e saj”, ka shkruar ajo.

“Shumë dashuri për familjen, miqtë dhe fansat tuaj anembanë globit”, shtoi mes tjerash këngëtarja.
Kënga e tyre asokohe ka qenë një hit i madh që dëgjohej në çdo vend.



Të tjera
Si t’ia bëjmë që aroma e parfumit të zgjasë
Haxhiu:Çdo arritje e grave është një hap përpara për shtetin e demokracinë
Kur ai e meriton një shans të dytë?