Kryediplomatja finlandeze, Elina Valtonen, pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, foli para mediave se çka u bisedua në këtë takim.
Kryediplomatja tha se u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Po ashtu, Valtonen tha se Finlanda është përkrahëse e Kosovës dhe do të bëjë të pamundurën për të arritur normalizimin mes Kosovës dhe Serbinë.
“Kemi biseduar për dialogun Prishtinë-Beograd, dhe normalizimin e marrëdhënieve, dhe Finlanda për këtë është përkrahëse. Jemi të gatshëm që të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t’iu përkrahur në këtë rrugë”, u shpreh Valtonen.
Ajo po ashtu tha se Finlanda ka qenë dhe mbetet mik i fuqishëm i Kosovës.
“Findalda ka qenë dhe mbetet mik i fuqishëm i Kosovës, kjo u theksua në takimin që patëm sot. Si mbështetje fuqishme për Kosovën ka qenë padyshim që nga koha që e ka fituar pavarësinë e saj, e kemi mbështetur Kosovën në anëtarësimin në BE, si dhe në aleancën e NATO-s”.
Në këtë takim u fol dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve si në tregti ashtu edhe në fusha të tjera.



Të tjera
Ja çfarë sëmundje keni nëse ju del gjumi natën
Serbia, rreshtohet pranë Rusisë duke mos votuar rezolutën e OKB-së për kthimin e fëmijëve ukrainas
Qeveria në detyrë merr dy vendime përmes mbledhjes elektronike