Kim Paetz dhe ekipi i tij nga Hot Wheels Turbo kanë arritur të ndërtojnë një Mk2 Golf të veçantë që e prezantuan në eventin L8Night në Gjermani.
Derisa kjo veturë ka kapacitete të përshkojë 400 metra për 10 sekonda duke lëvizur me shpejtësi prej 239.4 kilometra në orë, ajo po konsiderohet si një veturë tejet e fuqishme, transmeton Telegrafi.
Ka një motor 2.9 LVR6 që prodhon 898 kuaj-fuqi. Motori fuqizohet nga një turbocharger BorgWarner EFR 9180.
Vetura bën tërheqje me të katër rrotat, falë ndërruesit me pesë shpejtësi që e ndihmon që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për pak sekonda.
Në shikim të parë duket si një Golf 2 i zakonshëm, por kur hapet kapaku i motorit vërehet “kryevepra” e Kim Paetz dhe ekipit të tij. /Telegrafi/
Të tjera
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë