Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim shefin e ri të zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadorin Aivo Orav.
Në takim u bisedua mbi marrëdhëniet midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, lidershipin i ri pas zgjedhjeve evropiane, bashkëpunimin ndërinstitucional, qeverisjen dhe progresin e Kosovës në demokratizim, sundim të ligjit, politikat energjetike dhe reformat ekonomike.
Bislimi theksoi angazhimin e Kosovës për të vazhduar reformat e nevojshme që do të avancojnë pozitën e saj drejt marrjes së pyetësorit para statusit kandidat të BE-së dhe konfirmoi angazhimin në përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor 2024-2027 që arrin shumën 6 miliardë euro.
Nga kjo shumë, dy miliardë janë në formë granti, ndërsa katër miliardë euro janë në formë kredie me këste shumë të favorshme.
Qëllimi kryesor është mbështetja për harmonizimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor me vlerat, ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së, me qëllim të anëtarësimin e ardhshëm në BE.
Për të marrë mbështetje në kuadër të këtyre instrumenteve, vendet e rajonit duhet të përgatisin një agjendë reformash për të arritur qëllimet.



Të tjera
500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët
Sjelljet që dëmtojnë lidhjen emocionale me fëmijët
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina Mall-Veternik-QMI