Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi ka komentuar vendimin e Gjermanisë që të vazhdohet me CEFTA-n pa Kosovën.
Ka thënë se deputetët e VV-së po e quajnë të padrejtë këtë vendim teksa ka shtuar se jo për arsyet që ata po i shprehin.
“Gjermania shumë e ka pas ndihmu Kurtin me ardhë në pushtet por si duket Kurti nuk ju doli ashtu siç e kishin menduar Gjermanët. Padrejtësia Gjermane n këtë rast është se për shkak që sju doli Kurti siç menduan po e dënojnë Kosovën e jo Kurtin”, ka shkruar Arifi në Facebook.
“A duhet pak vetkritikë të ketë edhe Gjermania për projektin e tyre të dështuar e për të cilin po e detyrojnë krejt popullin e Kosovës të paguajë”.



Të tjera
Malishevë, 225 kërkesa për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në janar
Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur
Si të kurojmë alergjitë me ushqime