Kryeministri Albin Kurti, i cili ka vizituar festivalin e vjeljes së rrushit “Hardh Fest” në Rahovec, ka thënë se “sot kemi festë” kur është pyetur për bllokimin e pikave kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë, të cilat nisën sonte në mbrëmje.
Ai ka preferuar të flasë për verërat që i ka degustuar në panairin e këtij festivali. Kurti e pranoi se ka provuar gogja shumë sonte dhe se e ka të vështirë ta zgjedhë më të mirën.
Sipas tij, verërat e Rahovecit janë cilësore dhe mund të krahasohen me ato franceze.
Ai, tutje ka treguar edhe për ndihmën e Qeverisë për vreshtarët dhe verëtarët e Kosovës.
“Ka shumë verëra të mira, nuk mund ta zgjedh vetëm një. 100 mijë veta e vizitojnë ‘Hardh Festin’ dhe unë i inkurajoj të gjithë që të vijnë sonte, ose nesër apo pasnesër mbrëma. Duke ardhur këtu, ne i mbështesim edhe vreshtarët edhe verëtarët tonë. Nga 8 milionë litra verë që prodhohen, 7.8 milionë janë për eksport. Këtu ka ndikuar shumë Ministria e Bujqësisë, e cila i ka mbështetur me 1050 euro për hektarë vreshtarët, ndërkaq verëtarët i ka mbështetur me 8 centë për litër”, ka thënë kryeministri.



Të tjera
500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët
Sjelljet që dëmtojnë lidhjen emocionale me fëmijët
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina Mall-Veternik-QMI