Analisti Milazim Krasniqi ka reaguar ndaj pretendimeve të përkrahësve të pushtetit, të cilat flasin për “çlirimin e veriut” nga kryeministri Albin Kurti.
Ai ka bërë me dije se kjo është një propagandë kancerogjene.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se veriu nga ka pasur prej kujt të çlirohet kur aty ka qenë KFOR-i.
“Gënjeshtra e tipit se Kurti e ka “çliruar veriun” është metastazë e propagandës kancerogjene. Prej kujt e paska çliruar veriun, kur sigurinë e mirëmban edhe sot KFOR-i? Hiqeni KFOR-in nga veriu dhe e shihni brenda një dite se sa është çliruar veriu e edhe Kosova! Tentimi për ta keqpërdorë KFOR-in për lojërat e Kurtit, ka qenë evident. Kosova po e paguan atë faturë me izolim, me defaktorizim, me injorim, me kërcënim”, ka shkruar Krasniqi.



Të tjera
Kurti: Zona e Llapit i dha Kosovës grupin e Zahir Pajazitit, frymëzim i luftës çlirimtare
Natën e 28 dhjetorit pamë mundin të na shembej, rezultati i LDK-së është përgjegjësi e imja
Kush s’e respekton vullnetin e shumicës, ndoshta s’duhet të jetë pjesë e LDK-së