Komuna e Istogut ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda territorit të këtij qytet dhe fshatrave përreth.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se kjo bëhet për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve.
“Po ashtu do të bëhen ushtrime për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i përgatitjes dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë në terren. Andaj nuk keni nevojë të shqetësoheni”, thuhet në njoftimin në fjalë.



Të tjera
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës
Mbi 3 mijë fidane këtë pranverë, kërkohet rishikim i legjislacionit për mbeturinat
Dobësohuni me vetëm këto tri gjëra