Prishtina u trondit nga disa të shtënat me armë zjarri, më 1 shtator, në lagjen Aktash. Si pasojë atë natë një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht.
Për këtë rast, Policia ka arrestuar një person si të dyshuar për “manipulim të provave”.
Rastin e ka konfirmuar Policia.
“Më 11.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën penale manipulim me prova”.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.



Të tjera
Pse tradhtojnë femrat? Këto janë arsyet më të shpeshta
Me huanë e reparacioneve për Ukrainën, BE sfidon Putinin dhe Trump-in
Shqipëri, 60% e pagesave do të jenë digjitale deri në 2030