Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar deputetit të VV-së, Armend Muja, që sot në Kuvend tha se rritja ekonomike është “arma e fortë” e Qeverisë që s’po diskutohet.
Bajrami tha se gati katër vite mandat VV-së i kanë shkuar duke manipuluar me shifra.
“Nuk e pata në mend të flas por më nxitën shifrat dhe manipulimi me shifra i deputetit Armend Muja. Tri vite e gjysmë, gati katër mandat iu kanë shku duke manipulu me shifra thu që qytetarët e vendit nuk e dinë se çka ka ndodh me ekonominë e këtij vendi. Të nderuar qytetarë të këtij vendi të gjithë ju e dini që në vitin 2021 inflacioni në Kosovë ka qenë 3.4 për qind, dhe 230 milionë euro kanë ardhur nga rritja e çmimeve”
Ajo tha se në vitin 2022 inflacioni ka qenë 11.6 për qind dhe 923 milionë euro prej 1.1 miliardëve vijnë prej inflacionit.
Bajrami shtoi se gjatë kësaj qeverisje inflacioni i ka kushtuar 1.6 miliardë euro ekonomisë së Kosovës.



Të tjera
Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosovës
Lavdi komandantit dhe shokëve të tij
Rrezarta Krasniqi: LDK është familja jonë e madhe politike