Një person është shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicë.
Sipas PK-së ai është duke u intervistuar lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë vitit e kaluar.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
“Një person me interes në lidhje me rastin Banjska është duke u intervistu në stacionin policor jug. Pas intervistimit i njëjti do të lirohet”, ka thënë Elshani.
Të mërkurën Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave në krye me Milan Radoiçiqin për sulmin terrorist në Banjskë.
Sipas Prokurorisë, grupi terrorist kishte për qëllim ndarjen e veriut të Kosovës dhe bashkimin e asaj pjese me Serbinë.



Të tjera
Arifi: LDK-në s’e shëron më një person, duhet të jenë më pragmatikë
Collins: Trump e di rëndësinë e Kosovës
Trump, Netanyahu dhe BE provokuan tensionet në Iran