Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje në Fushë Kosovë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, ku dyshohet se bëri vetëvrasje.
Policia ka nisur hetimin, ndërsa akoma s’dihet motivi i këtij rasti të dhimbshëm.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se gruaja që po dyshohet se i dha fund jetës është Nazmije Xhigoli.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.



Të tjera
Mos e mbingarkoni veten, 4 këshilla
Lumir Abdixhiku mbetet kryetar i LDK-së, delegatët s’ia pranojnë dorëheqjen
Rinia e PDK-së me aksion simbolik para Qeverisë: Qirinj dhe batanije si “dhuratë” për Kurtin për krizën e rrymës