Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaj, Ekrem Metushi, është ndarë sot nga jeta.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët në rrjete sociale.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë familjen dhe dashamirët për ndarjen nga jeta e të dashurit tonë Ekrem Metushi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ekremi ishte një njeri i ndershëm dhe patriot, i cili dha një kontribut të madh në lirinë e vendit tonë.
Ai do të mbahet mend për guximin, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar për familjen dhe atdheun.” – thuhet në njoftim.
Për detajet e ceremonisë së varrimit, familja tha se do të njoftojnë ndërkohë.



Të tjera
Ambasadori britanik: Tregtia me Kosovën është shumë e ulët, investitorët largohen kur mungon zbatimi i zotimeve
Gazi amerikan, Haxhiu: Çështja nuk është “po” apo “jo”- duhen diskutime
7 rituale motivimi në mëngjes