Ish – ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka thënë se për raportet aktuale të Kosovës me aleatët, fajtorë kryesor janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.
Dedaj ka vlerësuar se për këto veprime ato do të duhej të jepnin dorëheqje.
Ai duke komentuar kritikat e Osmanit ndaj Qeverisë për moskoordinim me aleatët, ka thënë se presidentes i ka dalë “gjumi vonë”.
“Zonjës Osmani vonë i ka dalë gjumi, fajtorja kryesore për fitoren e Kurtit më 14 shkurti 2021 është Osmani. Ka shkatërrua një parti shtetformuese siç është LDK e cila e ka rrit, e ka bë personalitet dhe i ka dërgu ato vota të Kurti për interesa personale. Tash kur e ka pa që po fundoset anija, po mundohet me notu disi e me dal prej kësaj situata. Fajtorë kryesor për këtë situatë janë Osmani, Kurti dhe Gërvalla, duhet të bartin përgjegjësi dhe të japin dorëheqje”, ka thënë Dedaj.



Të tjera
Si ta shmangni djersitjen
Pse burrat martohen menjëherë pas ndarjes nga një lidhje e gjatë?
Ky është aktiviteti fizik që mbron zemrën tuaj 70% më shumë se çdo gjë tjetër