Pas ndarjes nga Ledri Vula, Sara Hoxha ka marrë një vendim: do shpërngulet në Shqipëri. Ajo ka zbuluar se shtëpia e re është duke u rregulluar.
Sara ka ndarë disa pamje në ‘story’ nga banesa, duke na zbuluar se ajo do jetë shtëpia ku do qëndrojë me vajzën e saj, Poin.
“Okay, dita e djeshme ishte kaq e shkëlqyer por edhe emocionale. Unë dhe Poi shkuam për të parë shtëpinë tonë të re që do të jetë së shpejti. Kjo është me të vërtetë një proces kaq emocionues për të kaluar.“-shkruan Sara krahas kësaj fotoje.

Kujtojmë se u raportua se Ledri Vula ka nisur një lidhje të re me Rina Zaitin. Artisti nuk ka ndarë me publikun asgjë, as për ndarjen dhe as për romancën e re, por fotot nga ‘paparazzët’ e nxorën në dritë se çfarë po ndodhte.



Të tjera
Katër modele të ushqyerjes së shëndetshme, jua zgjasin për 20 % jetën
Dënohet me 20 vjet bu*rgim gruaja që vr@u kunatin në Prishtinë
Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, flasin për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit