Një incident i rëndë u shënua mëngjesin e djeshëm në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri u dërgua në QKUK për trajtim, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq.
Policia e Kosovës sot ka kërkuar bashkëpunimin nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e Valdrin Salihut, i cili dyshohet për vrasjen e ndodhur dje në Mitrovicë.
Ndërkaq, u raportoa se viktima është Florim Zeqiri, një 45-vjeçar nga fshati Vinarc, i cili nuk arriti t’i mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq në QKUK.
Policia dje u angazhua në zbulimin e dorasit gjatë tërë ditës por ai ende ndodhet në arrati dhe gjithashtu u raportua se sot është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.





Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së