Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka habitur me qasjen e tij, kur ka thënë para gazetarëve se po pret të trajtohet i njëjtë sikurse Presidenti i SHBA, Joe Biden në OKB.
Sipas Vuçiç dhe ai duhet të lejohet të flasë 20 minuta para të pranishmëve për çështje të cilat asnjë i gjallë s’do ta ndalojë.
“Nëse Biden mund të flasë për 20 minuta, mundem edhe unë. S’kam problem me këtë, s’do të më ndalojnë dot, të gjithë jemi të barabartë.”, tha Vuçiç.
Vuçiç shprehu irritimin për thirrjen e ushtarëve serb në West Point dy ditë më parë mbi Kosovën. Ai iu referua faktit të ndodhur gjatë përshëndetjes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ushtarët amerikan bërtisnin ”Kosova, Kosova, Kosova”.
“Jemi mësuar me këtë, do të durojmë. Do të kem takime me zyrtarët më të rëndësishëm amerikanë dhe do t’i pyes se si e interpretojnë ata shkeljen e rezolutës 1244″, përfundoi Vuçiç.
Të tjera
Sali Berisha uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit
Lu*fta në Ga*za do të mbarojë kur SHBA të ndalë armatosjen e Izr*aelit
Strategjia e Vuçiqit për të shpërqendruar opinionin serb