Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë homazhe tek varri heroit, Afrim Bunjaku, rreshteri i Policisë së Kosovës që u vra në sulmin terrorist në Banjskë.
Në një postim në X ai ka thënë se mendimet e tij janë me familjen e Bunjakut, kolegët dhe gjithë popullin e Kosovës që kërkon drejtësi.
Një vit pas sulmit në Banjskë, ambasadori i BE-së në Kosovë bëri nderime për Afrim Bunjakun, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës.
“Mendimet e mia janë me familjen e tij, kolegët dhe popullin e Kosovës që kërkon drejtësi. Ne bëjmë thirrje për ndjekjen e shpejtë të autorëve”, ka shkruar ambasadori Orav në X.



Të tjera
Si ta kapërceni një ndarje? Përjetojeni fundin e një marrëdhënieje si një mundësi për veten tuaj
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë
Ushqimet që ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur