Komuniteti shqiptaro-amerikan ka protestuar në New York, kundër pjesëmarrjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar, Harry Bajraktari, ka publikuar një video ku shihet një kamion me një ekran që shfaqte mesazhe kundër Vuçiqit dhe fakte nga lufta në Kosovë.
“Vuçiq = Millosheviç 2.0”, “Drejtësi për vëllezërit Bytyqi”, “Krimet e luftës të pandëshkuara: 13,950 të vrarë, 20,000 të dhunuar dhe 1,600 të zhdukur”, “Serbia ka gjak në duart e saj, ndaloni së mbrojturi kriminelët”, ishin disa prej këtyre mesazheve.



Të tjera
“Protesta në Beograd nga komuniteti serb i Kosovës: Skandale në administratën paralele dalin në dritë”
“Rusia hap dyert e komunikimit me SHBA-në mbi situatën në Ballkan, thotë Lavrov”
Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasimi me Moldavinë nuk qëndron