I njohur si Petros Koutsoukis, ai tërhoqi vëmendjen e medieve greke pasi deklaroi se kishte humbur kujtesën dhe nuk mbante mend kush ishte dhe nga vinte.
Shtetasi i quajtur Petrit në Këlcyrë, dhe që thotë se nuk mban mend asgjë, më në fund mund të ketë gjetur familjen e tij biologjike. Në fillim atë e kërkuan sikur të ishte shtetas grek, por më pas, disa dëshmitarë që kishin punuar me të, dhanë informacion se ai ishte shqiptar, i larguar në Greqi 20 vite më parë.
Sot në Athinë ka mbërritur një grua e moshuar shqiptare, që besohet të jetë nëna e tij. Ajo do të japë një kampion ADN-je te autoritetet greke për verifikuar nëse është vërtet djali i saj.



Të tjera
Puna gjatë natës të mplak trurin
SHBA i kërkon Evropës të marr më shumë përgjegjësi në NATO
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetorit