Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar dje në New York me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin ka diskutuar për sigurinë në rajon.
Kurti ka thënë se me Plenkoviq kanë folur edhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në arsimin e lartë dhe mbrojtje.
Ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në vazhdimin e bashkëpunimit me Kroacinë.
“Gjithmonë kënaqësi për të shkëmbyer perspektiva me kryeministrin kroat @AndrejPlenkovic për një sërë çështjesh me interes të përbashkët. Diskutuam situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe shqyrtuam mënyra për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në arsimin e lartë dhe mbrojtjen. Kosova dhe Kroacia kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer prej kohësh dhe ne mbetemi të përkushtuar që të vazhdojmë në këtë drejtim pozitiv”, ka shkruar Kurti.



Të tjera
Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë
Zhvillimet e fundit në LDK, Anton Quni ka një porosi për Lumirin, Gazin e Imriun
“Iniciues i sulmit ishte Sami Lushtaku”, Hysni Mehani: 42 ditë pas sulmit, ende nuk e di kush po e heton rastin