Turqia ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e organizatës BRICS në vend të BE-së, ku në këtë fundit ka fituar statusin e shtetit kandidat në vitin 1999.
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan beson se mund të jetë një “alternativë e mirë për BE-në”.
Ankaraja synon fillimisht të marrë pjesë në takimin ministror të organizatës që mbahet javën e ardhshme në Rusi.
Kremlini ka përshëndetur interesimin e shtetit turk për tu bërë pjesë e BRICS-it, ku lider kryesor është Rusia.
BRICS është një bllok i ekonomive në zhvillim, i cili përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, dhe së fundmi ka pranuar Arabinë Saudite, Argjentinën, Etiopinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si anëtarë të plotë.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit