Safet Gjici i është drejtuar nga burgu Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar.
Tch bën të ditur se çështja i është caktuar gjyqtares së Elbasanit Suela Lika, e cila ka njoftuar palët për seancën që do të mbahet në datën 14 tetor. Në kërkesë, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk ka dhënë asnjë shkak se cilat janë arsyet që duhet të lërë burgun.
Por në një investigim të kryer nga Anila Hoxha, rezulton se menjëherë pasi ka paraqitur kërkesën Gjici ka bërë kërkesë për të shkuar në spital, që dyshohet se do ta përdorë si kartë për të lënë burgun për shkaqe shëndetësore.
Shumë të burgosur kanë përdorur këtë truk më herët, por me ndryshimet e reformës në drejtësi, gjendja shëndetësore e të dënuarit nuk është një argument për të lënë burgun.



Të tjera
Thomas Partey, arsyeja pse Gana mund të preferojë të përfundojë e treta dhe jo e dyta
FIFA refuzon kërkesën e Francës
Përmirësoni të pamurit me mjekime natyrale