Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se depozitat e Ekonomive Familjare në valutën euro për herë të parë kanë tejkaluar shifrën 4 miliardë euro, sipas raportit të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin gusht.
Përmes një shkrimi në Facebook, Murati shprehet se ritmi u përshpejtua në mënyrë të theksuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.
“Për 4 vitet e fundit, depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51 miliardë euro, që krahasuar me 4 vitet paraprake gjatë qeverisjeve të kaluara është për 3-fish më e lartë. Ky është tregues se rritja ekonomike është gjithëpërfshirëse e nuk po bëhet vetëm për biznese, por për të gjithë qytetarët. E kjo është gjë e mirë sepse duke pasur më shumë para, ekonomitë familjare blejnë më shumë, gjë që shton qarkullimin e bizneseve, e përfundimisht edhe nevojën për rritje të punësimit”, shkruan Murati në Facebook.
“Ngjashëm edhe buxheti i shtetit, përderisa në të kaluarën shërbente për pasurimin e disave, tani orientohet për shtesat e lehonave, shtesat e fëmijëve, mbështetje për studentë e pensionistë, barna esenciale, mbështetje për bujqit, por edhe siguri e mbrojtje”.



Të tjera
Mos përdorni shpesh sapun në dush, më shumë dëm sesa dobi
Katër hapat që duhet t’i ndiqni nëse doni të dobësoheni
12 gjërat për të cilat nuk duhet t’i kursejmë paratë