Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur shqetësimin e tij se pse “asnjë zyrtar opozitar” s’e ka vizituar Banjskën.
Bajqinovci, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se përkujdesje dhe ndjeshmëri më të madhe duhet të kenë politikanët në raport me këso ngjarjesh.
“Pas përballjes së shtetit me terroristë të armatosur rëndë, një vit më vonë, ende nuk kemi parë asnjë zyrtar opozitar të vizitojë Banjskën. Një përkujdesje dhe ndjeshmëri më e madhe ndaj këtyre ngjarjeve të rënda duhet të jetë pjesë e përgjegjësisë së secilit politikan”, ka shkruar ai.



Të tjera
Marrëveshja në Bruksel për të pagjeturit, Hoti: Kam frikë se Serbia s’do ta zbatojë, mbetet të shihet a do ta përdorë BE fuqinë e vet
REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Arrestohen 4 persona që shisnin armë në Tiranë, i trafikonin nga Kosova