Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës, ka paralajmëruar se gjatë fundjavës do të ketë reshje të shumta të shiut.
“Sipas disa parashikimeve, nga fundëjava, sidomos me datë 04 dhe 05 tetor 2024, rajoni dhe jo vetëm do të përfshihen nga reshjet të shumta të shiut, si pasojë edhe përmbytje të mundëshme nëpër disa vende.
Parashikohet që pjesa perendimore e Kosovës, sidomos zona malore (Alpet Shqiptare), të kenë më shumë reshje 100 – 150 mm brenda 5 ditëve, ndërsa pjesa e Rafshit të Dukagjinit 50 – 70 mm, të cilat duke pasur parasyshë situatën e deri tanishme hidrometeorologjike e karakterizuar me thatësi të tejëzgjatur, ku lumenjtë aktualisht janë nën vlerat e tyre mesatare, prandaj nuk parashikohet që të ketë përmbytje lumore.
Për qfardo ndryshimi, do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.
Të tjera
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia
SHBA na paralajmëroi për su*lmin iz*raelit 10 minuta pasi ai kishte filluar