Mbrëmë (e enjte) Besiktasi pësoi humbje në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Evropës.
Përkundër atmosferës impozante në stadiumin ‘Tupras Stadyum’ në Stamboll, të besuarit e Giovanni Van Bronckhorst nuk ia dolën që të marrin tri pikët.
Paraqitja e lojtarëve të Besiktasit në këtë sfidë i irritoi tifozët deri në atë masë sa që ata filluan t’i vërshëllejnë ata.
Kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak teknikut holandez i cili u bëri thirrje këtyre tifozëve që vërshëllyen Muçin dhe të tjerët, të mos vijnë më në stadium.
Muçi luajti 90 minuta në këtë sfidë, ndërsa Milot Rashica i cili po ashtu e nisi si titullar, u zëvendësua në minutën e 64-të.



Të tjera
Haxhiu i bën thirrje faktorit ndërkombëtar: Të drejtat e shqiptarëve në Luginë të trajtohen me prioritet
Duhani dëmton edhe sytë
Dërguti provon partinë e tretë, i bashkohet PDK-së, do të kandidojë për deputete