Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se “kryeministri i Kosovës Albin Kurti ëndërron të veshë uniformën dhe të jetë Volodymir Zelensky i ri, ndërsa Serbia përpiqet për përparim dhe zhvillim”.
Ai e ka thënë këtë duke komentuar deklaratën e Albin Kurtit se paqja në Ballkan do të kërcënohet nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë.
“Kurti ëndërron të veshë uniformë, ai mendon se mund të jetë Zelensky i ri. Ky është qëllimi i tij i jetës, ndërsa qëllimi im i jetës është ndërtimi i rrugëve, korridoreve hekurudhore, rrugëve, parqeve shkencore dhe teknologjike… progresi i mëtejshëm i Serbisë”, ka pretenduar Vuçiqi.



Të tjera
10 shenjat e depresionit
“Veprim i pamatur”, Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Ja ku gaboi Osmani
Albin Kurti s’është për kryeministër, sa më parë që largohet nga pushteti, aq më mirë