Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka pritur sot në një takim kryetaren e Dhomave të Specializuara të Republikës së Kosovës, Ekaterina Trendafilova.
Rohde ka thënë se ka rikonfirmuar përkrahjen e fort të Gjermanisë për punën e Speciales dhe për një fond kompensimi të viktimave për të garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë.
“Gjithmonë një kënaqësi për t’u takuar me presidenten e Dhomave të Specializuara.
Theksova kontributin thelbësor të Dhomave për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe riafirmova mbështetjen e fortë të Gjermanisë për punën e tyre si dhe për një fond kompensimi të viktimave për të garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë”, ka thënë Rohde.



Të tjera
Sekuestrohet he*roinë, arr*estohen tre persona
Kurti kërkon ngritjen e statusit të Kosovës në Organizatën e Frankofonisë
Tr@gjedi në Gjermani, vd@es 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja