Turqia është investitori i pestë më i madh tregtar i Shqipërisë pas Holandës, Zvicrës, Kanadasë dhe Italisë.
Investimet e saj janë dyfishuar dekadën e fundit, me qarkullim vjetor 3.7 miliardë euro dhe me stok 1.2 miliardë euro deri në muajin qershor. Ato janë të shtrira në sektorin bankar, telekomunikacion, metalurgji, ndërtim, arsim dhe shëndetësi.
Vitin e kaluar, Shqipëria ka blerë atje, 830 milionë euro mallra dhe ka shitur produkte që kanë kushtuar 50 milionë euro. Bilanci tregtar është dyfishuar gjatë 5 viteve të fundit, dhe dy vendet aspirojnë që ta çojnë në 1 miliard euro në vitin 2025.
Vetë qeveria turke i kushton një rëndësi të madhe ruajtjes së objekteve historike nga periudha osmane, të cilat pasqyrojnë kulturën tonë të përbashkët, dhe në vendin tonë ka ndjekur 500 projekte restaurimi me vlerë afërsisht 20 milionë euro përmes TIKA.
Nga ana tjetër, qeveria shqiptare mirëpret që korporatat turke të zgjasin aktivitetin e tyre, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe turizmit.
Të tjera
Sali Berisha uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit
Lu*fta në Ga*za do të mbarojë kur SHBA të ndalë armatosjen e Izr*aelit
Strategjia e Vuçiqit për të shpërqendruar opinionin serb