Mbrojtësi spanjoll i Al Nassr, Ayemeric Laporte ka vazhduar të kundërshtoj numrin e madh të ndeshjeve brenda një sezoni.
Numri i madh i ndeshjeve brenda një sezoni ka bërë që shumë lojtarë të pësojnë dëmtime të rënda dhe kritikat për këtë situatë. po vazhdojnë.
“Ritmi është shumë i lartë,” tha mbrojtësi i Spanjës në lidhje me orarin e ngjeshur të ndeshjeve që lojtarët duhej të përballonin.
“Ka shumë ndeshje. Greva është e vetmja zgjidhje që ne shohim për ta ndaluar këtë”, përfundoi Laporte.

Laporte është thirrur për në Spanjë për pushimin ndërkombëtar të tetorit. Kjo pasi ka luajtur nëntë ndeshje për klubin e tij tashmë këtë sezon.
Në gusht 2023, Laporte u largua nga Manchester City për Al Nassr të Arabisë Saudite në një marrëveshje me vlerë 27.5 milionë euro.
Të tjera
Pas Graçanicës Posta e Kosovës merr objektin edhe në Shtërpcë ku ishte duke operuar ilegalisht Posta e Serbisë
Tek Juventusi, unë e përfaqësoj krejt popullin shqiptar
‘Akt agresiv dhe i pamatur’, thotë BE-ja për dronët rusë në Poloni