Uragani Milton ka zbritur në bregun perëndimor të Floridas, me zyrtarët që presin dëme të mëdha dhe përmbytje.
Për pjesën më të madhe të vijës bregdetare janë lëshuar urdhra evakuimi, që do të thotë se banorët kanë lënë pas gjithçka që nuk mund të marrin me vete.
Në disa raste, kjo përfshin supervetura shumë të shtrenjta.
Videot e publikuara në TikTok na japin një paraqitje të shkurtër të veturave luksoze të lëna pas nga pronarët, përcjell Telegrafi.
Crazy lineup-trying to save their cars from the Catagory 5 Hurricane Milton #dodgedemon #gt2rs #r8 #ferrari #astonmartin #porsche #hellcat #c8 #z06 #hurricaneseason #hurricane #milton #florida #flood #fyp #carsoftiktok #weather #naples ♬ Hoist The Colours – Bass Singers Version – The Wellermen
Klipet tregojnë Aston Martins, Lamborghini, Corvettes, Ferrari, G-Wagens, Porsche, dhe të tjera të fshehura në garazhe parkimi.
Por, garazhet nuk janë mënyra e vetme me të cilat pronarët e superveturave po përpiqen të mbrojnë pasuritë e tyre.
This was only 1 level #carsoftiktok #cars #tampa #utampa #tampawaterstreet #asher ♬ nights like this – ✿
Një video tjetër e publikuar në TikTok tregon një pronar të C8 Corvette duke e mbështjellë veturën me një qese plastike në përpjekje për ta mbrojtur atë nga përmbytjet.
E pakuptimtë, apo gjeniale? Vetëm koha do ta tregojë.
Të tjera
Baraliu kërkon trajtim serioz të fakteve për Listën Serbe
Telefon, USB dhe uniforma ushtarake – çfarë u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për sulmin ndaj KFOR-it e policisë në Zveçan
Kardinali italian, shtatë orë me emrat e fëmijëve të vrarë në Gaza