Qeveria shqiptare ka miratuar projektvendimin që përmirëson trajtimin financiar të personelit të Forcave të Armatosura.
Objektivi i Ministrisë së Mbrojtjes është që rekrutët e rinj e veçanërisht profesionistët e fushave të ndryshme të jenë konkurrues në tregun e sotëm.
Nga ky projektvendim preken rreth 6 mijë efektivë, 2500 prej të cilëve e përfitojnë për herë të parë një shtesë të tillë. Kështu, trajtim të shtuar financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si; Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, Njësia Cyber, Dronët, Forcat e Dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.
Për ushtarakët aktivë të strukturave të tjera, shtesa mbi pagën shkon deri në 70,000 lekë [700 euro] në muaj, duke përfshirë edhe ata ushtarakë që nuk e kanë përfituar më parë këtë shtesë.



Të tjera
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qytetarët që kanë pranuar shërbime
Të shkosh në palestër apo të ulesh në kafiteri, përhap më shumë Coronavirusin
AUV-i njofton ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre, nga Polonia