Heidi ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ku ka folur për ditët e saj të para jashtë “Big Brother VIP”, për marrëdhënien e saj me Romeon si dhe raportin me Bora Zemanin, që së fundmi u aludua se kishte një krisje mes tyre duke qenë se nuk ndiqeshin më në Instagram.
Teksa u pyet se si iu duk jugu i Shqipërisë pasi disa ditëve që kaloi aty, Heidi tha, “Ma kishte premtuar Romeo dhe më çoi. Ishte shumë bukur, më pëlqeu shumë, nuk e prisja. Më pëlqeu deti, perëndimi është shumë i bukur. Unë jam pak romantike por ishte vërtet shumë bukur”.
Ndërkohë së fundmi në median sociale u aludua se në marrëdhënien e Heidit dhe Borës diçka kishte ndodhur dhe lidhur me këtë Heidi theksoi, “I lexova dhe kam shkuar direkt ta bëj ‘follow’. Nuk jam shumë tip Instagrami, nuk merrem shumë. Por më shkroi dhe ajo që ‘si ka mundësi’. Unë jam tip i qetë. Mund të qetësoheni, jemi ‘OK’”.
Të tjera
KFOR-i gjerman trajnohet për identifikimin dhe ndjekjen e dronëve
Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin
Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike