Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se momenti kur është ndjerë krenar si deputet, ka qenë votimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai shtoi se nuk e ka besuar që vjen dita që ushtarët të trajtohen në këtë formë si sot, duke iu referuar çështjes së shujtave ushqimore që u ofrohen ushtarëve.
“Nëse jam ndjerë krenar si deputet i popullit të Kosovës, ka qenë momenti kur kam votuar themelimin e Ushtrisë së Kosovës, ushtri që e mban gjallë shpresën për një vend të sigurt e në familjen e madhe politiko-ushtarake NATO. Që vjen dita në 2024 ushtarët tanë të trajtohen në këtë nivel, këtë kurrë s’e kam besuar. Kjo përbën në vete më shumë se krim. Kjo i nxitë armiqtë e Kosovës e që nuk janë të paktë, që të sfidojnë vendin tonë”, ka shkruar Haradinaj.
Më tej ai shtoi se sot do të ishte mirë që përgjegjësit e kësaj situate të ishin të lidhur dhe të përballur me drejtësinë.
“Kryeministër, të ka humbur rruga në oborr. Shkarko ata që e bënë këtë krim të turpshëm!”, përfundoi postimin e tij Daut Haradinaj i AAK-së.



Të tjera
Fushata e bombardimeve të NATO-s ndaloi gjenocidin dhe spastrimin etnik që po kryente Serbia në Kosovë
Pas Coronavirusit do të përballemi me “epideminë” e vetmisë, paralajmërojnë psikologët
Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘M@sakrat në Kosovë 1998 – 1999’