Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka ironizuar me opozitën në Kosovë.
Pyetjet e Miftarit janë ironizim me opozitën, e të cilat ia ka drejtuar Mimoza Kusarit.
Më poshtë postimi i plotë:
Pse Mimozë, pse!
Pse Mimozë ke fol por nuk je taku, me nejt këmbëkryq live me Radoiçiqin sikurse rrishim ne?
Pse Mimozë na keni ndjek me pushkë Radoiçiqin kur e kemi pas liruar ne?
Pse mos me mbajtë Mimozë ju qeverinë me listën serbe sikurse ne?
Pse Mimozë mos me taku në zyre live sikurse ne?
Pse Mimozë mos me bë biznes e miliona me Radoiçiqin e Veselinoviqin sikurse ne?
Pse Mimozë s’i ke shkuar në vizitë Radoiçiqit në veri në qendrën e BIA-s serbe sikurse ne?
Pse Mimozë nuk je shkuar në shtëpi te Radoiçiqi natën sikurse i kemi shkuar ne?
Pse Mimozë nuk vjedhni ju miliona bashkë me Radoiçiqin siç kemi vjedh ne?
Pse Mimozë me kthy sovranitetin e Kosovës në veri e mos me lanë siç e lam ne veriun në duar të Radoiçiqit, Simiqit, Rakiqit… e me lanë ligjin në dorë të Rojeve të urës siç e kemi lanë ne PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, AKR…!
Të tjera
Jam shumë i zhgënjyer me Putinin
Me presidenten Osmani diskutuam për partneritetin e ngushtë Kosovë-Mbretëri të Bashkuar dhe për formimin e Kuvendit
Ushtria e Kosovës dhe e Shqipërisë trajnohen për ndërtimin e urave ushtarake