Profesori universitar dhe analisti politik, Blerim Latifi, ka komentuar lidhur me përurimin e një xhamie të re që është bërë dje në Tiranë e ku ka marrë pjesë edhe presidenti turk, Recep Tayip Erdogan.
Latifi ka thënë se Erdogan po investon në Serbi miliona euro, ndërkohë që shqiptarëve po u ndërton xhami të stilit otoman.
“N’Beograd Erdogani paska thanë se “marrëdhëniet e Turqisë me Serbinë janë në një epokë të artë”. Sigurisht, ky është termi më i saktë për të përshkruar faktin për miliarda investime që shteti turk ka bërë në Serbi, ndërsa marrëveshjet dypalëshe përfshijnë të gjitha fushat, përfshi edhe industrinë e armatimeve.
Ndërkaq, shqiptarëve u ndërton xhami dhe investime në restaurime të objekteve të periudhës otomane. Një aforizmë e moçme thotë : Budallës mos i zbrit as teposhtë!|”, ka shkruar Latifi.



Të tjera
Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim
Manipulim votash: Avokati Sylaj konfirmon lirimin e klientit pas intervistimit
Përfshirja e Lajçak në skandalin me Epstein: Vjen paralajmërimi për ndryshime në dialogun Kosovë–Serbi