Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënojnë ashpër kërcënimin e sotëm përmes rrjeteve sociale ndaj ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu dhe organeve të sigurisë.
KPK dhe ZKPSH thonë se këto kërcënime janë të drejtuara edhe ndaj Policisë së Kosovës dhe organeve të ndjekjes, dhe se përmbajnë edhe “ngjyrime dhe emërtime” të individëve dhe organizata kriminale që kanë për qëllim ndërhyrjen në punët e prokurorit të shtetit dhe organeve të sigurisë së vendit.
Për më tepër, KPK dhe ZKPSH kanë bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera janë angazhuar për identifikimin dhe arrestimin e kërcënuesve.
“Kërcënimet e tilla nuk do të zmbrapsin përkushtimin, synimet dhe përpjekjet e pandalshme për fuqizimin e shtetit ligjor në Kosovë”, thuhet në reagim.



Të tjera
24 marsi 1999 ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës
KFOR-i rrit gatishmërinë, zhvillon marshimet sfiduese në terrenet malore të Kosovës
Historia jonë duhet të motivojë të rinjtë në Kosovë