Me afrimin e zgjedhjeve deputetët kanë filluar edhe lëvizjet e tyre.
Ajo ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Hafir Hoxha ka kritkuar ashpër kreu e LDK-së, Lumir Abdixhikun për të cilin thotë se është e habitshme kur një individ i partisë që ke kritikuar kalon në LDK.
Sipas Hoxhës, kjo “po i bjen që paske gënjye elektoratin tënd tërë kohën sa herë e ke kritikuar më herët subjektin politikë që u gëzohesh dezerterëve të tyre që kalojnë tek ti për interesa të tyre personale”.
Postimi i plotë:
Nëse gëzohesh as shumë që të vjen një kuadër e partisë kundërshtare, atëherë tërë kohën ke rrejtë kur e ke kritikuar atë parti, ose e ke pas spiunë atje!
Si ka logjikë aq shumë me u gëzue një lider i një partie vetëm pse i vjen një person i një partie tjetër kundërshtare në politikë ndaj të cilës tërë kohën kanë fjalë negative për idetë dhe konceptin politik të tyre!
Pra ka gabuar kur ka kritikuar gjeneralisht subjektin politikë, është dashtë të jetë konkret në kritika dhe t’i mos i gjeneralizon kuadrat!
Logjikishtë i bjen se gëzohet sepse i ka ardhë një individ i një partie shumë të keqe e që nuk është dashtë me pranue, pse me u gëzue aq shumë!
Ose qenka parti e mirë me kuadra e koncept të mirë politik ajo nga vjen personi që ti po gëzohesh kur të vjen një anëtar i tyre si kuadër!
Dmth po i bjen që paske gënjye elektoratin tënd tërë kohën sa herë i ke kritikuar më herët subjektin politikë që u gëzohesh dezerterëve të tyre që kalojnë tek ti për interesa të tyre personale!
Të tjera
Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e dashura
Botërori i Shqipërisë nën shenjën “11”, kuqezinjtë luajnë shansin e madh në Beograd
FSK nderon viktimat e 11 shtatorit, ul flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat