Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në 10-vjetorin e nismës së Procesit të Berlinit, ka theksuar se është koha për të parë përpara, drejt një të ardhmeje ku gjashtëshja ballkanike, do të përfshihet në Bashkimin Evropian.
Përmes një publikimi në X, von der Leyen shkruan se është mirë të jesh në Berlin me partnerët ballkanikë, për të parë arritjet e shkuara, por veçanërisht për të shtruar rrugën përpara.
“Drejt një të ardhmeje ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë”, shkruan von der Leyen, e cila përpara fillimit të Samitit, ka pasur një takim edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, mikpritës i takimit.



Të tjera
E kam gjetur komandantin të qetë, në formë e me karakter të hekurt
Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Turqia po bën presion për fazën e dytë të marrëveshjes për Gazën, gati të marrë pjesë në forcën e stabilizimit