Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit nga burgu me kërkesën për t’u liruar.
Kërkesën e tij sot në orën 10:00 do ta shqyrtojë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan gjyqtarja Suela Lika.
Gjici mendohet se i ka kërkuar lirinë Gjykatës për shkaqe shëndetësore. Ai ka vënë në dijeni se do përfaqësohet nga Avokati Markeljan Jançe dhe se nuk do paraqitet vetë në seancë. Gjykata pas shprehjes së vullnetit të të dënuarit Safet Gjici për mospjemarrje në seancë dhe mbrojtjen e tij nga avokati i zgjedhur vendosi të zhvillojë seancën.
Gjici e vuan dënimin në Burgun e Kosovës së Lushnjes dhe prej dy javësh i shtruar në Spitalin e Burgut.



Të tjera
Bayern – PSG, caktohen referët e përballjes së dytë spektakolare
Përfitimet nga gjethja e dafinës
Mbi 3.5 miliardë euro të hyrat e qeverisë gjatë vitit 2025, fokusi te skemat sociale dhe pagat