Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i komentoi në Kuvend tubimet e kryeministrit Albin Kurti me shqiptarë në Gjermani.
Ai tha se 75 mijë shqiptarë e kanë pritur njëlloj edhe liderin e dikurshëm të Jugosllavisë, Josip Broz Titon.
“Shoku Tito qaty i ka mbledhë… nja 75 mijë shqiptarë kanë dalë e kanë pritë qeshtu. Edhe atij i kanë thanë babë”.
Atij ia ka marrë vëmendjen një person, që tha se i thoshte “babë” Kurtit.
“Po qysh çohet burri me musteqe e pisket ‘baba, baba’, e nuk e ka babë atë. E sheh baba i vetë biologjik tu i thanë babë dikujt, e ai duke e dështu shtetin”, tha Berisha.
“Sa duhet me pasë urrejtje, pezm, hidhërim njeriu për vendin e vet, me i thënë ‘baba’ Albin Kurtit”, tha ai.



Të tjera
Vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për meshkujt
Situata mes Granit Xhakës dhe Chelseat?! Sot tentohet një tjetër takim
Pse duhet t’i konsumoni vezët?