Ka tash e sa ditë që në media përflitet për një lidhje të mundshme mes reperit Mozzik dhe vajzës së politikanit Lutfi Haziri, prezantueses Lotina Haziri.
Gjithçka nisi nga fotografitë që dyshja publikuan në rrjetet sociale, ku shihej qartazi që ndodheshin në të njëjtin vend.
E duket se spekulimeve të tilla vendosi që t’iu përgjigjet Lotina, e cila përmes postimit të fundit në InstaStory, ka bërë fansat të mendojnë se ajo ka konfirmuar lidhjen e saj me reperin ferizajas.
Më saktësisht, vajza e ish-kryetarit të Gjilanit ka publikuar në InstaStory një video, ku shihet gjatë ngrënies së disa patatinave, të cilat kriposen nga duart e Mozzik.

Në bazë të tatuazheve karakteristike, vërehet qartë që personi në fjalë është reperi i njohur i estradës shqiptare.
Fakti që dyshja janë bashkë në një video, tregon se mes tyre ka afrimitetit, por që ende nuk është i konfirmuar si lidhje apo thjeshtë miqësi.



Të tjera
MË AFËR NATO-S: Komandanti i FSK-së pret krerët e Gardës së Ajovës për plane të reja!
Njohja Ndërkombëtare: Si arriti Kosova të bëhet model për mbrojtjen e fëmijëve në rajon?
Mes lotëve dhe pritjes: Çfarë po ndodh brenda sallës së gjyqit për vrasjen që tronditi Kosovën?