Brazili ka marrë fitore të thellë në kualifikimet për Kampionatin Botërorë, pasi para adhuruesve të vet ka mposhtur Perunë me rezultat të thellë 4-0.
Në praninë e 72 mijë tifozëve në ‘Estadio Nacional Mane Garrincha’, brazilianët ishin të pamëshirshëm ndaj kundërshtarëve, derisa Raphinha shkëlqeu me dy gola.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 38-të me anëtarin e Barcelonës që realizoi nga pika e bardhë për 1-0.
Raphinha shënoi sërish nga pika e bardhë, ku kësaj radhe në minutën e 54-të për t’i dhënë epërsinë e dyfishtë brazilianëve.
E dy golat e fundit në ndeshje u shënuan nga zëvendësuesit Anderson Pereira për 3-0 në minutën e 71-të dhe Luis Henrique për 4-0 tre minuta më vonë.
Me këtë fitore Brazili ngritët në pozitën e katërt me 16 pikë, gjashtë më pak se lideri Argjentina.



Të tjera
Gjërat që tregojnë që lidhja juaj do të zgjasë
Ushqimi që rinon trurin, me të paktën 10 vjet
Gjashtë vitaminat që shpesh i mungojnë organizmit