Rap-artisti i njohur shqiptar, 2 Ton, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Për ty” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vetë këngëtari në bashkëpunim me Ghulon me muzikë nga Sardi Mneri, Deyzoh.

Producimi në ndërkohë u bë nga Monkey Music, gjersa videoja i është besuar ‘N’Pikë Creative’.
Ky projekt tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të reperit ferizajas.
Besohet që do të pëlqehet dhe se do të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.
Arton Avdyli (emri i vërtetë) po vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer e më të kërkuar në treg.



Të tjera
Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së
Patrice Evra sfidon Yamalin: Do ta haja të gjallë në fushë
Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër ar*më pas rastit të ka*nosjes ndaj ministrit Sveçla